Sazet e Leskovikut, vjen CD e parë e themeluesve të kësaj tradite

03/02/2018 15:56

Ishte viti 1909 kur në një artikull në gazetën “Lidhja Orthodhokse”, Mihal Grameno pas dasmës së Shahin Kolonjës me Nevruzen, të bijën e Naim Frashërit u thurte lavde sazeve të Leskovikut që i bënë dasmorët të harronin për një moment se ishin në Stamboll e të pandehnin se qenë në të bukurën Shqipëri.

Ishte fjala për familjen Leskoviku, me të cilën lidhet tradita e muzikës popullore qytetare isopolifonike me sazet e Shqipërisë së Jugut.

Një libër shoqëruar me një CD sjell për herë të parë trashëgiminë e atyre që konsiderohen si themeluesit e kësaj tradite, Sazet e Selimit dhe Hafizesë dhe Ajdin leskovikut. Akademiku Vasil Tole publikon 20 njësi muzikore, regjistrime të viteve ‘20,’30,’40 të shekullit të kaluar, pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s.

Një repertor i çmuar i muzikantëve e sazexhinjve shqiptarë i regjistruar nga shtëpitë më të njohura diskografike të kohës, nga Britania e Madhe në Amerikë.

“Komunikimi i gjeneratave të reja të shqiptarëve me këtë traditë është ndërprerë, për shkak të vështirësisë teknologjike. Këta lloj disqesh kanë dalë nga qarkullimi dhe duhej që disa modele më të mira. Unë par fat kam 20 modele të mira, të cilat janë në gjendje të mirë për t’u dëgjuar, pas procedurave teknologjike që kemi bërë, mund të provojnë jo vetëm që kjo trashëgimi vlen edhe për brezat e sotëm, por do të shërbejë edhe si një lloj ballafaqimi mes bartësve të rinj të kësaj trashëgimie për ta krahasuar me mjeshtrit”, shprehet Profesor, Vaso Tolel, akademik.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA