Pasi puthi në buzë djalin 11- vjeçar, në shfaqjen e tij në Facebook Tom vs.Time, legjenda e sportit Tom Brady është vendosur në qendër të titujve të mediave botërore dhe po përballet me kritika të shumta.
Gjithçka nisi pas transmetimit të episodit “The Social Game” mbrëmjen e së martës në një video ku Jack, djali i sportistit, ecën në një dhomë e ndërsa babai i tij po bënte masazh dhe 11-vjeçari i afrohet dhe e puth në buzë për disa sekonda.
Kaq ka mjaftuar që mediat dhe fansat të shpërthejnë në kritika të ashpra ndaj Tom Brandy, duke e konsideruar këtë veprim si jo të përshtatshëm.
Jack është djali më i madh i lojtarit të NFL nga një marrëdhënie e mëparshme me aktoren Bridget Moynahan, ndërkohë që Tom ka edhe dy fëmijë të tjerë, Benjamin, 8 vjeç dhe Vivian, 5 vjeç, me modelen Gisele Bundchen.
Për kritikat ndaj tij Tom ka vendosur të mos komentojë.
Top Channel