LeBron James përgenjeshtron: Nuk iki nga Cleveland

03/02/2018 15:32

Prej ditësh në SHBA nuk po flitet për gjë tjetër veçse për kalimin e mundshëm të LeBron James te skuadra e Golden State Warriors.

Lajmi i bujshëm u publikua fillimisht nga ESPN, duke shkaktuar një zhurmë të madhe në kampionatin e NBA.  Por këto zëra frenohen në mënyrë të njëhershme dhe këtë e bën vetë Lebron James

“Këtë mëngjes lexova shumë mesazhe në telefon nga persona që donin të dinin nëse klishte diçka të vërtetë në zërat që po qarkullojnë për të ardhmen time te Golden State – tha James – shpërtheva në të qeshura. Këto zëra janë të pabaza dhe që diskretitojnë të gjithë punën që po përpiqem të bëj te Cleveland, së bashku me stafin teknik. Tani i vetmi objektiv imi është të kuptoj sesi mund të rivalizojmë akoma më shumë për titullin në muajt e ardhshëm’.

Me pak fjalë, LeBron James e shtyn vendimin e tij për të ardhmen për në muajt e verës, pasi fillimisht ai dëshiron të fitojë një tjetër titull përpara se të bëjë zgjedhjen për skuadrën e tij të re.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA