Dorëzohet Real Madrid, pranon t’i rrisë pagën Ronaldos

03/02/2018 15:20

Reali i Madridit duket dorëzohet para Cristiano Ronaldos. Sipas të përditshmes spanjolle ABC, klubi ‘merenges’ ka pranuar kërkesën e sulmuesit portugez për të rritur pagën e tij duke nisur nga muaji qershor i këtij viti.

Gjithnjë sipas ABC, paga e Ronaldos do të rritet me 9 milionë euro për të shkuar në 30 milionë euro në sezon, shifër kjo që afron me pagën e futbollistëve të tillë si Neymar. Po kjo e përditshme bën të ditur se vetë Ronaldo u ka shprehur drejtuesve të ‘Los Blancos’ dëshirën për të qëndruar në Madrid, duke pranuar në të njëjtën kohë se nuk është momenti që ai të pretendojë rritjen e pagës, që Reali do ta bëjë pikërisht në përfundim të këtij sezoni.

Në këtë mënyrë, Reali i Madridit kërkon të mbyllë përfundimisht një krizë mnë skuadër dhe të garantojë besim, qetësi dhe vazhdimësinë e Cristiano Ronaldos se kampionët e Spanjës dhe të Evropës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA