Kur Hysni Rexha nga Gjakova e Kosovës realizoi ëndrrën e tij dhe gjeti katër ujq të egër për t’i strehuar dhe ushqyer në shtëpi, nuk kishte asnjë dyshim sesi do ta quante njërin prej tyre.

Ujku Trump është pjesë e familjes së Hysniut prej disa muajsh tashmë.

“Kam edhe ujqër të tjerë, por Trump është shumë energjik në gjithçka që bën. Është edhe i zgjuar. E admiroj Presidentin Trump. Është shumë energjik dhe një njeri i zoti, prandaj e quajta ujkun si ai, sepse ai nuk bën çfarë bëjnë të tjerët, por ka stilin e vet origjinal”, Hysniu.

Në rrëfimin e bërë për Reuters, gjakovari tregon se ai vetë është “ujku Alfa”, ndërsa Trump është zëvendësi i tij në hierarkinë e “tufës”.

“SHBA është aleati ynë më i madh dhe nuk kisha mënyrë tjetër për ta falenderuar, përveçse të quaja ujkun tim Trump. Unë e shoh Trump (Presidentin) si një uj dhe ujkun tim si Trump”, vijon Hysni Rexha.

FOTO GALERI
3/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA