Edhe pse nuk mori pjesë fizikisht në protestën kundër ndotjes së ajrit në Prishtinë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie ka përdorur një mënyrë tejet të veçantë për të shprehur pakënaqësinë e tij me situatën alarmante të ndotjes.
Përmes rrjetit social “Twitter”, Delawie postoi një fotografi të shtatores së Skënderbeut në qendër të Prishtinës, të cilit i kishte vënë një maskë kundër ndotjes, si ato që kemi parë shpeshherë të përdorin kinezët për shkak të ndotjes alarmante të ajrit në kryeqytetin Pekin.
“E dimë si ndihet ai! Ndotja e ajrit është çështje serioze në Kosovë, shpresoj të shoh më shumë veprim qeveritar për të adresuar këtë problem”, shkroi ambasadori amerikan, teksa i bënte thirrje qytetarëve të informohen për cilësinë e ajrit dhe të dinë kur të qëndrojnë në shtëpi.
We know how he feels! Pollution is a serious issue in #Kosovo, I hope to see more government action to address it. Check out the #AirNowInPristina monitor to know when to stay inside: https://t.co/DKHjJ7GOwt pic.twitter.com/dKSzpwhhOl
— Amb. Greg Delawie (@USAmbKosovo) January 31, 2018
Top Channel