Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi është një ndër kushtet e vendosura nga Bashkimi Europian për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Por, marrëveshja e nënshkruar në gusht të 2015 nuk është ratifikuar ende nga Parlamenti i Kosovës. Një ndër kundërshtarët më të ashpër të saj pas nënshkrimit ishte edhe Kryeministri aktual, Ramush Haradinaj.

Megjithatë, tashmë në krye të Qeverisë, Haradinaj duhet të gjejë një zgjidhje për çështjen e kufirit me Malin e Zi dhe marrëveshjen e nënshkruar në atë kohë nga zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Hashim Thaçi dhe ministri i Brendshëm, Skënder Hyseni e nga pala malazeze kishin nënshkruar zv.kryeministri dhe ministri i Jashtëm, Igor Llukshiç, e ministri i Brendshëm, Rashko Konjeviç.

Radio Evropa e Lirë thotë se një prej varianteve që po diskutohet është një propozim i Fatmir Limajt. Sipas Limajt, marrëveshja lë hapësira për të korrigjuar gabime të mundshme pa u cenuar thelbi i saj.

“Në marrëveshje qëndrojnë dy pika, të cilat japin mundësi që të trajtohen gabimet, ose lëshimet e mundshme dhe korrigjimet e nevojshme aty ku është gabuar. Kjo është rruga për të cilën ne jemi duke punuar dhe ne besojmë fortë që ne si Qeveri duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë e komunikimit me Qeverinë e Malit të Zi, për të ardhur deri te një zgjidhje e përbashkët, që nuk prek interesat e asnjërit vend, apo i ruan interesat e të dyja vendeve tona, dhe kështu ta përmbyllim këtë temë dhe të vazhdojmë më tutje”, thotë për REL zv.Kryeministri Limaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA