Këshilli Bashkiak, diskutohet për autobusët elektrikë

31/01/2018 10:12

Këshilli bashkiak i Tiranës mblidhet sot për të miratuar një sërë vendimesh, mes të cilëve ajo për autobusët elektrike, dhe nderimi i dy shkrimtarëve të mëdhenj shqiptarë, Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare.

Pritet që sot t’i hapet drita jeshile linjës së parë të autobusëve elektrik në kryeqytet duke e renditur Tiranës mes kryeqyteteve të pakta që kanë përqafuar transportin e gjelbër. Kjo linjë do t’i ofrohet asaj kompanie që do mundësojë sjelljen në Tiranë të autobusëve elektrik. Këtë e ka bërë të ditur më parë edhe vet kryebashkiaku Veliaj, i cili ka theksuar se bashkia do të incentivojë të gjithë ata që do të sjellin mjete të transportit që janë miqësore me ambientin. Linja e re sipas projektvendimit të paraqitur në Këshill Bashkiak do të përshkrojë itinerarin nga Pallati me Shigjeta – Porcelan – Rruga e Dibrës – Stacioni i Trenit – Sheshi Shqiponja dhe për të mbërritur sërish te Pallati me Shigjeta.

Bashkia e Tiranës ka nisur bisedimet me familjet e dy shkrimtarëve, Agolli dhe Kadare, për t’i kthyer banesat ku ata kanë jetuar në muze.

Lista e projektvendimeve:

1.P/Vendim “Mbi miratimin e planit të veprimit për zhvillimin e komunitetit Rom dhe Egjiptian në Bashkinë Tiranë (2018- 2020)”.

2.P/Vendim “Për miratimin e listës përfituese dhe dhënien në përdorim te banesave te ndertuara per strehimin e familjeve te komunitetit rom ne Shkoze, nga zbatimi i projektit “Nevv House- Nevv Life: Rehabiliton of Roma Community Settlement””.

3.P/Vendim “Per miratimin e perdorimit te ambienteve te bibliotekave te lagjeve si qendra multifunksionale”.

4.P/Vendim “Per miratimin e perdorimit te palestrave te shkollave te arsimit 9 vjeçar dhe te mesem per zhvillimin e aktiviteteve sportive pas orarit mesimor dhe ne ditet e pushimit”.

5.P/Vendim “Dhenien e miratimit per blerjen e dy apartamenteve te ndodhur ne zonen kadastrale 8360, ne rrugen e Dibres, ne pronesi te familjes Kadare dhe familjes Agolli”.

6.P/Vendim “Per miratimin e familjeve perfituese dhe fondit nga programi i bllok- ndihmes ekonomike deri ne 6 perqind me fondet e buxhetit vendor per periudhen 1- 31 Dhjetor 2017”.

7.P/Vendim “Per miratimin e listes se pjesshme te inventarit te disa pasurive me aktivitet social, kulturor, ekonomik dhe arsimor qe jane nen juridiksionin territorial dhe administrativ te Bashkise Tirane dhe kerkeses per transferimin perfundimtar te tyre nga Keshilli i Ministrave”.

8.P/Vendim “Per disa shtesa dhe ndryshime nr.39, date 23.05.2016 te Keshillit Bashkiak “Per percaktimin e linjave te transportit qytetes dhe rrethqytetes te udhetareve ne Bashkine e Tiranes, mcnyren e organizimit te sherbimit dhe percaktimin e stacioneve te qendrimit te autobuseve te sherbimit ne keto linja””.

9.P/Vendim “Per miratimin e listes perfituese dhe dhenien ne perdorim te banesave per familjet e prekura nga “Projekti i rehabilitimit te lumit te Tiranes dhe brigjeve te tij dhe te gjitha punimet civile perkatese””.

10.P/Vendim “Per nje shtese ne vendimin nr.59, date 30.12.2015 te Keshillit Bashkiak “Per sistemin e taksave dhe tarifave vendore ne qytetin e Tiranes”, te ndryshuar””.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA