Kate Mideltton e bukur edhe në akull

31/01/2018 11:37

William dhe Kate Mideltton kanë vendosur të marrin disa ditë pushim e të shijojnë së bashku një lojë “hokej”, pavarësisht se dukesha është në pritje të fëmijës së saj të tretë.

Në turin katër ditor në Suedi dhe Norvegji, Kate përballë bashkëshortit të saj, i cili ia ka dalë të fitojë lojën, ka arritur të qëndrojë e fortë e të mos shqetësohet për humbjen, edhe pse e vogël në diferencë.

Por pavarësisht se humbi lojën, Kate fitoi vëmendjen e të gjithve, pasi sytë e të pranishmëve ishin gjithë kohën tek ajo.

Edhe pse temperatuat kanë qenë disa gradë minus një gjë e tillë nuk ka përbërë problem për Katë e cila është veshur mjaft bukur, me një pallto Burberry që kushton plot 2495 paund, xhinse të ngushta të zeza, çizmet Sorel dhe një kapuç.

FOTO GALERI
5/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA