Australian Open, rekord audience dhe miliona

31/01/2018 03:36

Roxher Federer kompletoi një rrugëtim fantastik në turneun Australian Open duke fituar Grand Slemin e radhës në tenisin profesionit, një arritje impresionuese për atë që po konsiderohet gjerësisht më i miri i të gjitha kohërave.

Por turneu në tokën e kangurëve ka regjistruar këtë edicion dhe një rekord audience në shkallët e impianteve, e madje edhe një rekord me shpërblimet e fitimet.

Edicioni 2018 i Australian Open ka patur plot 743,667 persona të pranishëm në fushat e “Melburn Park” për të ndjekur për 3 javë me radhë, duke përfshirë kualifikueset, ndeshjet e grand slemit të parë sezonal në tenis. Një shifër rekord, duke kaluar me gati 20 mijë numrin e personave krahasuar me një vit më parë.

Për herë të dytë në historinë e turneut prestigjioz, më shumë se gjysmë milionë njerëz kanë qenë prezent me ovacionet e tyre në javën e parë. organizatorët moderuan çmimet duke i krahasuar madje edhe me biletat e kinemasë për të masivizuar ndeshjet.

Konfirmohet gjithashtu se u arkëtuan rreth 210 milionë euro, çka u pa edhe të shuma më e madhe e shpërblimit që organizatorët dhanë për tenistët pjesëmarrës. Australian Open është në një betejë milionash me turneun francez Roland Garro’, dhe edicioni transalpin do të shtojë sërish vlerën e tij në muajin Maj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA