Mbërrin me një shekull vonesë kartolina e vitit 1917

30/01/2018 13:04

Një kartolinë e postuar nga një ushtar gjatë Luftës së Parë Botërore ka mbërritur më në fund në destinacion, vetëm se me pothuajse 100 vite vonesë.

Ajo mbante një vulë të gjelbër me kokën e Mbretit George V, gjyshi i Mbretëreshës Elizabeth II dhe ishte postuar në nëntorin e vitit 1917.

Kartolina u dërgua nga një ushtar i quajtur Ted, i cili po i shkruante mikeshës së tij Miss Tomkins në lidhje me një punë. Tomkins duket dëshironte të punësohej si shërbyese nga Sir William dhe Lady Gundry, pronarët e një shtëpie në North Lodge, dhe Tedi po përpiqej ta ndihmonte duke shkruar një lloj rekomandimi në favorin e saj.

Kartolina iu dorëzua më në fund drejtorit të shkollës “St John”, Andrew Tardios, bashkë me postën e përditshme. Godina e shkollës, dikur institut riedukimi, ngrihet mbi shtëpinë e dikurshme të çiftit të pasur.

Kur Tardios e kuptoi se nuk bëhej fjalë për një kartolinë normale, e pyeti postierin se nga vinte ajo. Por mori përgjigjen e thjeshtë se ishte pjesë e dorëzimit të përditshëm të letrave dhe se nuk dinte t’i thoshte asgjë më shumë.

Episodi e ka bërë aq kurioz drejtorin e shkollës, sa e shtyu t’i hyjë verifikimeve me shpresën se do të arrijë të bjerë në gjurmët e personit që e dërgoi e të mësojë se çfarë ndodhi me të.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA