Niko është një nga stilistët e rinj, tepër të pëlqyer nga personazhet e njohur të ekranit apo edhe nga artistët të cilët i besojnë atij shpeshherë daljet e tyre publike apo kurimin e klipeve muzikore.
Sa pozitiv që duket, Niko po aq është edhe i drejtpërdrejtë dhe kritik kur bëhet fjalë për paraqitjen e jashtme, pasi nuk të fal asnjë detaj.
I ftuar në Wake Up, ai u ndal tek disa nga emrat më të njohur në publik. “Personazhi që ma ka nxirë jetën është Tuna. Ajo ishte shumë kërkuese dhe më kërkonte trende që nuk kishin dalë ende në revista. Ndërkohë që për atë kohë e kisha shumë të vështirë pasi, nuk ishte kjo bota e internetit. Por “nxirrja e jetës” më vlejti për karrierën. Ndërsa marrëdhënia jonë personale tashmë është prishur”- u shpreh stilisti i njohur.
Ata prej kohësh nuk janë më miq, ndërkohë që Niko shprehet se ka mësuar nga gabimet.” Marrëdhënia e punës duhet mbajtur larg nga miqësia” – tha ai. Ndërkaq stilisti tha se personazhi që ka refuzuar më shumë se dy herë për ta veshur është Nora Istrefi.
Top Channel