Ylli i Hollywood Angelina Jolie zhvilloi një vizitë në kampin e Zaatarit në Jordan, dhe zgjodhi që të marrë me vete edhe dy fëmijët e saj, Shiloh, 11 vjeç and Zahara, 13 vjeç.
Jolie tha se ishin fëmijët e saj që i kërkuan ta shoqëronin dhe të takonin familjet siriane të cilat janë larguar nga vendi i tyre për shkak të luftës 7 vite më parë.
‘Vajzat e mia, Zahara and Shiloh më kërkuan të vinë sot këtu në kamp, Ato e kanë kaluar ditën duke biseduar dhe luajtur me fëmijët në kamp të cilët kanë moshën e tyre por që kanë pësuar fatkeqësi të mëdha në jetë duke humbur edhe të afërmit e tyre për shkak të luftës. Por në fund edhe ata janë fëmijë e duhet të gëzojnë të drejtat e tyre ashtu si çdo fëmijë në botë”- përfundoi Jolie.
Kampi i Refugjatëve të Zaatarit, i cili strehon pothuajse 80,000 refugjatë sirianë, u hap në vitin 2012, një vit pasi protestat antiqeveritare u kthyen në dhunë në Siri.
Top Channel