Modeli i flokëve të Lady Gaga do të mbahet mend gjatë
29/01/2018 12:22
Një nga eventet më të rëndësishme të javës ishte ceremonia e çmimeve Grammy.
Evente të tilla shihen si një spektakël ku marrin pjesë artiste, të cilat “sfidojnë” njëra-tjetrën me veshjet e tyre.
Por ka edhe artiste të cilat bien në sy jo vetëm për veshjet, por edhe modelin e flokëve. E tillë është Lady Gaga.
Këngëtarja u shfaq në tapetin e kuq e veshur me një trupore transparente dhe një fund të zit ë gjatë, sigurisht kombinuar me aksesorë.
Por ajo çfarë ra në sy tek Gaga është modeli i flokëve, për të cilat parukieri i saj Frederic Aspiras është kujdesur në mënyrë të veçantë për dy ditë me rradhë.
Një model që do të mbahet mend gjatë, ashtu si çdo gjë tjëtër që bën këngëtarja e famshme.
Top Channel