Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka dalë me një deklaratë në lidhje me zbatimin e reformës në drejtësi.
KSHH thotë në deklaratën e vet se gjatë zbatimit të reformës në drejtësi janë vënë re zvarritje për ngritjen e organeve të reja të drejtësisë.
“Vonesat janë të pajustifikuara dhe kanë ardhur si pasojë e polarizimit të thellë politik”, thotë KSHH.
Sipas KSHH-së, komisioni ad hoc i ngritur për përzgjedhjen e kandidatëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe për ata në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, u ka drejtuar pyetje paragjykuese dhe të njëanshme disa kandidatëve të përfshirë në këtë proces.
“Për ngritjen e institucioneve të Vettingut, vëzhguesit e KSHH-së, kanë vërejtur gjatë monitorimit se edhe pse komisioni i parë parlamentar ad hoc verifikues konstatoi se disa kandidatë plotësonin kriteret formale ligjore, ndaj tyre u drejtuan pyetje paragjykuese dhe të njëanshme, duke vënë kandidatët nën presionin politik dhe psikologjik”, thotë KSHH.
Top Channel