Juve humbet kolumbianin Cuadrado për 3 muaj
29/01/2018 20:04
Juventus do të humbasë shërbimin e kolumbianit Juan Cuadrado për të rreth 3 muaj.
Buletini mjekësor ka konfirmuar shqetësimin e trajnerit Allegri, i cili e konsideronte jashtë skuadre mesfushorin, që prej javësh vuan nga dhimbjet që ka në kofshë. Tentativa për t’i rikuperuar në mënyrë natyrale ka dështuar dhe pas vizitës mjekësore në Gjermani konfirmohet ndërhyrja kirurgjikale, e cila do të kryhet të martën.
Në këto kushte koha e rikthimit të kolumbianit konsiderohet nga 2 deri në 3 muaj. Juve po e vlerëson mundësinë e futjes në merkato, edhe pse koha nuk premton.
Top Channel