John Travolta e Olivia Newton John 40 vite pas filmit “Grease” sërish bashkë
29/01/2018 12:54
Ende të bashkuar dhe të përkushtuar për njëri-tjetrin.
Kjo është mënyra se si Olivia Newton John, 69-vjeçe dhe John Travolta, 63-vjeç, u shfaqën mbrëmjen e së dielës në një event në Los Anxhelos, 40 vite pas filmit “Grease”, ku dy aktorët kanë interpretuar krah njëri-tjetrit.
Filmi, i cili është identifikuar si një nga më të famshmit e të gjitha kohërave në historinë e kinemasë, bëri bashkë dy aktorët e famshëm, të cilët u shndërruan në idhuj të vërtetë të një brezi të tërë.
Top Channel