Conte në telashe, Luis Enrique pasuesi?

29/01/2018 14:05

Ankesat e pafundme që trajneri Antonio Conte ka bërë në adresë të klubit për mungesën e merkatos, duket se kanë që humbur durimin e pronarit Abramovich, që më shumë se kurrë duket i vendosur për të zgjedhur Luis Enrique si trajnerin e 12-të të Chelsea, që nga koha që ai bleu klubin.

Janë tabloidet britanike që kanë zbuluar faktin në fjalë, duke konfirmuar se Conte nuk është më i prefereuari. Në fak trajneri italian luante vendin e tij të punës në fundjavë dhe fitorja në FA Cup kundër Newcastle ka larguar kërcënimin, të paktën për momentin. Ajo që ‘Times’ e sjell si të sigurt është marëdhënia e ftohtë mes trajnerit italian dhe Drejtores së Klubit, Marina Granovskaia: nuk shkëmbejnë asnjë fjalë me njëri-tjetrin prej 1 viti. ‘The Sun’ zbulon se mund të ndodhë e njejta histori si me portugezin Mourinho në vitin 2015 dhe Antonio Conte do të përfitonte nga prishja e parakohshme e kontratës, rreth 10 milionë euro.

Ndërkohë në krahun tjetër, prej 1 viti Luis Enrique është pushim, pas dorëheqjes nga Barcelona dhe duket i gatshëm për të nisur një projekt të ri, mbështetur pikërisht edhe nga dëshira e Abramovich për të sjellë në Londër një trajner fitues.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA