Rreth 1500 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre në rajonin e Parisit me autoritetet që janë në gatishmëri për rrezikun e përmbytjeve pasi niveli i ujit në lumin e Senës vazhdoi të rritej edhe të dielën.

Zyrtarët e policisë së Parisit thanë se rreth 1500 persona ishin larguar nga shtëpitë e tyre në rajonin Ile de France, që përfshin kryeqytetin francez dhe periferitë e tij.

Niveli i ujit në lumin e Senës do të mbërrijë mëngjesin e të hënës në nivele të njëjta me ato që çuan në përmbytje të mëdha në 2016-ën, duke e shndërruar një pjesë të qytetit të ngjashëm me Venecian. Uji që ka dalë nga shtrati i Senës tashmë ka mbuluar shëtitoret përgjatë lumit në Paris dhe ka detyruar nivelin e famshëm të Luvruit të mbyllë një ekspozitë të artit islamik në katin zero të tij. “Bateaux Mouches” barkat e famshme të turistëve kanë qëndruar të lidhura për shkak të nivelit të lartë të ujit; mjellmat shiheshin të notonin atje ku normalisht ka beton dhe minjtë janë detyruar të ngjiten në rrugë…

FOTO GALERI
13/26
A flooded street lamp is pictured next to the river Seine in Paris in Paris, Saturday, Jan. 27, 2018. Floodwaters were nearing their peak in Paris on Saturday, with the rain-swollen Seine River engulfing scenic quays and threatening wine cellars and museum basements. (AP Photo/Christophe Ena)

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA