Emetohet pulla e re; Sot Dita Evropiane e Mbrojtjes së të Dhënave Personale
28/01/2018 14:59
Në ditën Evropiane e Mbrojtjes së të Dhënave Personale, që është 28 janari, Zyra e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale prezantoi pullën e emetuar nga Posta Shqiptare.
Pulla postare “28 Janari – Dita Evropiane e Mbrojtjes së të Dhënave Personale” përfaqëson në të gjithë elementët e saj konceptin e mbrojtjes së privatësisë dhe sidomos, marrëdhënien që ka sot individi me teknologjinë.
Dizajni fitues në konkursin e realizuar nga Posta Shqiptare i përket piktorit Artion Baboçi. Pulla ka dalë për herë të parë në qarkullim në 28 dhjetor 2017. Ajo ka përmasa 40×30 mm dhe emisioni përbëhet vetëm nga një pullë me vlerë 2500 lekë.
Top Channel