Të gjithë “të çmendur” pas veshjeve të Meghan Markle

27/01/2018 11:08

Jo vetëm anglezët janë të çmendur pas saj, por njerëzit në të gjithë botën, të cilët janë kureshtarë të shohin dhe kopjojnë look-n e Meghan Markle.

Fansat kërkojnë të dinë më shumë për markat e veshjeve që e fejuara e Princ Harry preferon, e në mënyrë të veçantë palltot e saj të cilat janë mjaft elegante.

Që nga momenti që ka shpallur fejesën me Princ Harry, Meghan Markle gjithmonë është shfaqur në publik me pallto të ngjyrave të ndryshme, por gjithnjë me stilin “Markle coat”.

Goditjen e parë në publik Meghan e ka dhënë me pallton ngjyrë të bardhë dhe me një rrip të lidhur në bel, nga Stella McCartney.

Zgjedhjet e Meghan përsa i takon veshjeve dhe prezantimeve të saj publike ka bërë që ajo të qëndrojë gjithnjë në faqet e para të mediave.

Ajo çfarë mediat presin është se cila do të jetë zgjedhja e radhës së Meghan Markle në prezantimet publike

FOTO GALERI
1/11

Top Channel