Nuk ka mbushur ende një sezon tek Milani, por aventura e tij me kuqezinjtë mund të mbyllet këto ditët e fundit të merkatos dimërore.

Sipas asaj që raporton “Don Balon”, nga Spanja Florentino Perez ka shpërfillur këshillën e Zinedine Zidane se nuk ka nevojë për përforcime të tjera këtë janar, është duke u përgatitur për t’i shkëputur Milanit Leonardo Bonucci-n.

Të njëjtat burime thonë se Perez është i gatshëm që të tejkalojë joshë “Kuqezinjtë” me një ofertë të majme, e po e tillë do të jetë edhe për mbrojtësin.

Ndërkohë, për Bonucci-n interesimi i Chelsea-t të Antonio Conte-s është i vazhdueshëm, megjithëse vetë Milani ka këmbëngulur disa herë se nuk ka asnjë synim që ta shesë kapitenin në këtë merkato.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA