Protestuesit nga rrethet ende nuk kishin prekur Tiranën, kur në bulevardin nga ata do të marshonin drejt Kryeministrisë përmes instalacioneve, Partia Demokratike nisi të japë mesazhin se Shqipërinë po e mban larg Europës krimi i lidhur me qeverinë.

LSI ironizoi fabulën e Kryeministrit për të ashtuquajturën tepsi pushteti. Në mesditë, me mbërritjen e protestuesve, aleatët u bashkuan dhe protesta nisi për të zgjatur rreth 90 minuta.

Ndër mesazhet që u përcollën spikati ai i azilkërkuesve në Lion të Francës, apo nga Zvicra i Dritan Zaganit, oficeri i policisë, që akuzoi Saimir Tahirin për lidhje me drogën.

Kreu i Partisë Demokratike tha se po luhet një komplot antikombëtar në emër të Kryeministrit Rama.

“Në Shqipëri po zbatohet një projekt, një komplot antikombëtar, antieuropian, antidemokratik, për pushtetin absolut të një njeriu të vetëm mbi të gjithë Shqipërinë. Për pushtetin e tij, ky njeri ka bërë ortakëri me krimin, me oligarkinë dhe mercenarët e pangopur”, u shpreh Basha.

Vetëm pak muaj pasi pati shpallur të vdekur marrëveshjen e 18 majit me Edi Ramën, Lulzim Basha i shpalli të vdekura edhe zgjedhjet e 25 qershorit.

“Sot vdes 25 qershori dhe politika që mban pushtet të vjedhur. Largim i qeverisë së paligjshme, krijim i qeverisë antimafia, që lufton krimin, çon përpara reformën në drejtësi dhe përgatit zgjedhjet e lira e të ndershme”, deklaroi ai.

Kreu demokrat tha se strategjia e tij është përballja dhe fitorja dhe u bëri thirrje qytetarëve t’i bashkohen.

“Sot jam para jush, jo për t’u bërë vetë kryeministër, por që kushdo që të jetë kryeministër, shqiptarët të jenë mirë. Unë nuk po kërkoj të marr pushtetin me manipulim dhe forcë, por unë kërkoj që njerëzit të jenë të lirë për të zgjedhur pushtetin që duan”, vijoi kreu i PD-së.

Pjesëmarrës në protestë ishin edhe ata që Lulzim Basha i la jashtë listave dhe kontestuan procesin e rizgjedhjes së tij në krye të partisë, ndërsa në finale zërave të protestës iu shtua, ndonëse jo në podium, edhe ai i Sali Berishës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA