Bojana Krzmanoviç, apo thjesht Bo, siç i pëlqen ta thërrasin, është një nga modelet më të njohura ballkanase dhe ka përfunduar shpesh në kopertinat e ‘Sport Illustrated’, por jetën e saj private e ka mbajtur gjithmonë të fshehtë.

25-vjeçarja nga Beogradi nuk është përfolur asnjëherë për histori rozë, me njerëz të njohur, ndërsa para pak muajsh pranoi se ka simpati për Cristiano Ronaldon.

Gjithsesi, duket se tani Bojana ka ndërruar shije, sepse në një intervistë për një revistë mode, ka ‘shigjetuar’ kapitenin e Interit, Mauro Icardi.

“Është një djalë trendi, që dhuron shumë emocione me golat që shënon”, tha Bo, e cila theksoi se ka filluar të frekuentojë shpesh edhe stadiumet.

FOTO GALERI
3/23

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA