Paradite rrugët anësore me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përreth godinës së kryeministrisë, u rrethuan me forca të shumta policore.

Në total rreth 1600 forca policie, 400 prej të cilave Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë, formuan një kordon mbrojtës, sipas një plani që kaloi në gatishmëri Policinë e Shtetit nga mbrëmja e të premtes deri në përfundim të protestës. Nuk munguan Garda e Republikës dhe snajperat.

Rrugica që del nga kryeministria në bulevard qendroi e bllokuar për këmbësorët.

Në bulevard u krijua një kordon i gjatë me uniforma blu përballë protestuesve. Në këtë protestë, ndryshe nga të mëparshmet, kishte pak femra police.

Gjatë protestës, të vetmet sende që ndonjë protestues hodhi në drejtim të policisë ishin disa shashka.

Protesta u mbyll rreth orës 14.00. Pas protestuesve të fundit që ikën nga perimetri ishin efektivët e policisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA