Zjarr në banesë, digjet nëna me katër fëmijët e saj
26/01/2018 18:08
Flakët e rëna në orët e para të së enjtes në një banesë në qytetin e Tetovës kanë shkaktuar një tragjedi të vërtetë.
Një nënë dhe katër fëmijët e saj të moshës nga 6 deri në 14 vjeç kanë mbetur të vdekur si pasojë e flakëve.
Sipas mediave maqedonase, gruaja është identifikuar si Fatime Zylbehari, 39 vjeç, ndërkohë që bashkëshorti i saj, raportohet se në momentin që ka ndodhur ngjarja e rëndë ka qenë në punë si roje nate në një kompani private.
Shkaqet e rënies së zjarrit janë ende në hetim dhe trupat e pajetë të nënës dhe katër fëmijëve të saj janë duke iu nënshtruar autopsisë.
Top Channel