Komisioneri europian i Zgjerimit, Johannes Hahn deklaroi se ka pasur takime të mira në Davos me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Zyrtari i lartë europian e theksoi edhe një herë se dialogu është vendimtar për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Ai përsëriti edhe një herë se, 2018-a mund të jetë “viti i Ballkanit Perëndimor”, nëse të gjithë udhëheqësit e rajonit vazhdojnë të këmbëngulin për reforma dhe pajtim, duke përfshirë zgjidhjen e çështjeve dypalëshe.

“Është në interesin e Bashkimit Europian që i gjithë Ballkani Perëndimor të ecë përpara. Për këtë duhen përpjekje të fuqishme të të gjitha vendeve. Dialogu është kryesori për përparimin e Serbisë e të Kosovës”, ka shkruar Hahn në Twitter, në një postim ku ka vendosur fotot nga takimi me Thaçin e Vuçiçin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA