Rritet numri i artistëve të akuzuar për ngacmime seksuale në Hollywood

26/01/2018 15:36

Vijojnë akuzat për ngacmime seksuale midis artistëve në Hollywood.

Listës së gjatë të të akuzuarve i shtohet edhe magjistari i famshëm David Copperfield.

Ish modelja, Brittney Lewis, e ka akuzuar atë se e ka droguar e më pas ngacmuar seksualisht në vitin 1988 në kohën kur ajo ishte vetëm 17 vjeçe.

Brittney ka rrëfyer për TheWrap se incidenti ka ndodhur pas konkursit të modeleve ‘Look of the Year’, i organizuar në Japoni nga Elite Model Management, ku Copperfield ishte pjesë e jurisë. Sipas ish modeles, magjistari i famshëm e ka ftuar atë në një nga spektaklet e tij në Kaliforni, e pas show-t kanë shkuar bashkë në një bar, ku sipas Lewis ai e ka droguar e më pas sulmuar seksualisht.

Pak orë pas publikimit të lajmit, Copperfield shkroi një mesazh në Twitter duke i kërkuar fansave të tij të mos bëjnë gjykime të nxituara, dhe theksoi rëndësinë e fushatës “Me too.

Në vitin 2007 Copperfield është akuzuar për dhunë seksuale nga ish e fejuara e tij Lacey Carroll, por shumë shpejt çështja u arkivua dhe vajza hoqi dorë nga akuzat.

Top Channel