“Nuk kam të dashur, smë ngacmon asnjë djalë”

26/01/2018 16:35

Shpesh vajzat e showbiz-it kanë tendencën të mos tregojnë shumë për jetën e tyre private. Por një gjë e tillë nuk përbën aspak problem për balerinën Ana Lika.

E ftuar në PopCulture balerina dhe aktorja ka rrëfyer se aktualisht nuk ka të dashur, por nëse do të kishte dikë në jetën e saj, nuk do kishte asnjë problem ta bënte publike: “Aktualisht jam single, por nëse do kisha të dashur nuk do e kisha problem ta thoja. Ndryshe nga ato vajzat që nuk duan të prenoncohet në lidhje me këtë duke ruajtur kështu privatësinë e tyre. Kjo mbase vjen për shkak të frikës apo edhe mentalitetit që egziston në Shqipëri”.

Ana gjithashtu deklaroi se fakti që është pa të dashur do të thotë se nuk e ngacmon asnjë djalë.

E pyetur nga moderatori i PopCulture se kë do më shumë nga tezet e saj, Inisin apo ingridin, Ana u përgjigj se ka më shumë përzemër tezen e saj të vogël, Ingridin.

Top Channel