Gomonia me 885 kg marijuanë u nis nga Mali i Zi. Shqiptarët, 3 ditë nën mbikëqyrje

26/01/2018 19:25
Foto Arkiv

Policia e Shtetit ka reaguar menjëherë pas lajmit për kapjen e një gomoneje me 885 kg marijuanë në Foggia të Italisë.

Sipas komunikatës për shtyp, operacioni ndërkombëtar është zhvilluar pas një informacioni të dhënë nga policia shqiptare.

Gomonia thuhet të jetë nisur nga Mali i Zi, ndërsa shtetasit shqiptarë nga Vlora, të arrestuar në flagrancë për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike, A.B. 40 vjeç dhe K.B. 53 vjeç, kishin kaluar më 22 janar në orën 14:42 dhe 15:34 në pikën e kalimit kufitar të Muriqanit, drejt Malit të Zi.

Policia shqiptare, bazuar në informacionet për implikim të mundshëm të tyre në aktivitet kriminal, njoftoi homologët malazezë për lëvizjet e të dyshuarve. Ata janë mbajtur nën vëzhgim për 3 ditë me radhë në Mal të Zi.

Menjëherë pas daljes së gomones në det, – thotë policia shqiptare, – u angazhuan forcat e “Guardia di Finanza”-s dhe Policitë Kufitare të të 3 vendeve, por edhe ato të “Frontex”-it.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA