“Famën e kam falë talentit dhe jo tezeve të mia”

26/01/2018 16:25

Një nga debatet më të nxehta sot në Shqipëri është nëse VIP-at kanë kryer ose jo ndërhyrje kirurgjikale. Shumë prej tyre i mohojnë akuzat e fansave ndërkohë që ka edhe nga ato artiste të cilat nuk e kanë problem të pranojnë se kanë kryer operacione plastike.

Një ndër to është edhe balerina Ana Lika e cila e ftuar në PopCulture në Top Channel ka theksuar se nuk është kundër tyre: “Unë nuk kam qenë kaq e bukur sa jam sot. Kam bërë operacion buzët dhe hundën. Nuk kam pasur dhe as nuk kam asnjë tendencë për të mohuar ndërhyrjet që kam bërë.”

Duke qenë mbesa e dy artisteve si Inis dhe Ingrid Gjoni, Ana shpesh është përfolur se famën e ka arritur falë tyre dhe jo talentit të saj. Por Ana e mohon një fakt të tillë: “Kam studiuar në shkollën e baletit dhe çdo gjë e kam arritur falë punës sime. Këtu ku jam sot jam falë meritës dhe jo tezeve të mia. Njerëzit jo gjithnjë më kanë vlerësuar, madje kanë folur keq për mua duke mos besuar tek talenti im.”

Ana gjithashtu gjatë intervistës në PopCulture shprehu dëshirën për të gjetur në të ardhmen një bashkëshort të pasur.

Top Channel