Celebrimi? Martohesh dhe në tualet

26/01/2018 10:36

Një çift në Nju Xhersi ndryshoi në momentin e fundit vendin e celebrimit, pasi nëna e dhëndrit pati një krizë astme në zyrën shtetërore.

Brian dhe Maria Shulz do të lidhnin jetën më 2 janar, kur e ëma e djalit pati vështirësi në frymëmarrje. Ajo u dërgua në dhomën e femrave në Monmouth County Courthouse ku oficerët e policisë lajmëruan emergjencat dhe e ndihmuan me oksigjen.

Nëse do të kishin shtyrë ceremoninë, ata do të duhet të prisnin dhe 45 ditë sa të merrnin licencën e martesës. Kështu që një nga sherifët i sugjeroi të mbanin ceremoninë në… tualet.

Në faqen zyrtare të Facebook të sherifit, gjyqtarja Katie Gummer drejtoi ceremoninë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA