Gjashtë automjete kanë rënë pre e vjedhjeve të 34-vjeçarit Flogert Hasa, i cili tashmë është arrestuar në flagrancë.
thyente xhamat e mjeteve duke vjedhur kasatefonat dhe bateritë e tyre, kryesisht në zonën e Kombinatit në kryeqytet.
“Arrestimi i shtetasit Flogert Hasa si dhe shpallja në kërkim e shtetasit P.A., u bë pasi më datë 24.01.2018 rreth orës 03.00 në rrugën “Thoma Koxhaj” në Kombinat, këta dy shtetas dyshohet se kanë thyer xhamat e 5 automjeteve, si dhe kanë vjedhur kasetofona dhe bateri të këtyre mjeteve. Gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë të braktisur në afërsi të banesës së shtetasit Flogert Hasa, iu gjetën dhe sekuestruan në cilesinë e provës materiale aksesorët e vjedhur (bateri dhe kasetofona)”, njofton policia e Tiranës.
Gjithashtu nga hetimet e policisë rezulton se këta persona dyshohen dhe si autorë të vjedhjes së një tjetër mjeti në rrugën “Foto Xhevella”, ku kanë thyer xhamin e një automjeti dhe kanë vjedhur kasetofonin dhe baterinë.
Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që këta shtetas dyshohen se mund të kenë kryer.
Top Channel