Konfirmohet, Kylie Jenner është shtatzënë

25/01/2018 13:02

Për muaj me radhë në mediat rozë është folur për pritjen e ëmbël të më të voglës së familjes Kardashian, Kylie Jenner.

Vetë bukuroshja 20-vjeçare dhe partneri i saj Travis Scott nuk janë prenoncuar për mediat, edhe pse Kylie Jenner është fotografuar disa herë nga paparazët me barkun e rrumbullakosur.

Por këtyre thashethemeve duket se u ka ardhur fundi.

Revista “PEOPLE” ka shkruar se 20-vjeçarja është shtatzënë dhe familja e saj e mbështet pavarësisht moshës së saj të vogël.

Top Channel