Kim Kardashian përgatitet për fëmijën e katërt

25/01/2018 17:26

Kim Kardashian dhe Kanye West pak javë më parë janë bërë prindër të një vajze, emri i së cilës është Çikago.

Por duket se Kim nuk është e kënaqur me faktin se ka vetëm tre fëmijë ndaj dhe kërkon një të katërt.

Revista “PEOPLE” ka shkruar se tashmë Kim ka nisur kërkimet për nënën surrogate e cila do të sjellë në jetë fëmijën e saj të katërt: “Edhe përpara se të lindte Çikago, Kim dëshironte që ti kërkonte nënës zëvendësuese që të mbante në bark edhe një fëmijë tjetër të sajin. Kim patjetër dëshiron më shumë fëmijë. Ajo është kaq e lumtur që është një familje prej pesë vetësh, por dëshiron që familja të bëhet edhe më e madhe!”.

Kim Kardashian aktualisht ka tre fëmijë , dy prej të cilëve i ka sjellë ajo në jetë.

Top Channel