Elton John planifikon interpretimin e fundit muzikor para tërheqjes nga skena

25/01/2018 13:57

Elton John i jep lamtumirën zyrtarisht skenës muzikore. Vetë ylli i muzikës e ka konfirmuar lajmin, ditën e djeshme Live në kanalin Youtube, pas 50-vitesh në tregun muzikor duke theksuar: “Prioritetet kanë ndryshuar. Kam fëmijë dhe dua të jem pjesë e jetës së tyre”.

Por lamtumira e tij do të jetë e gjatë, pasi ylli i muzikës ka programuar një tur të fundit nëpër botë për tre vitet e ardhshme.

“Goodbye Yellow Brick Road” do të jetë titulli i turneut, i cili nis në Allentown, Pennsylvania.

“Do të jetë një mënyrë për të thënë faleminderit dhe për tu larguar me një “zhurmë”. Një mënyrë për t’i bërë njerëzit të thonë: “Pashë turneun e fundit dhe ishte i mrekullueshëm”, tha Elton nga New York.

Elton John ka qenë i detyruar të anullojë në muajt e fundit disa nga koncertet e planifikuara në SHBA për shkak të një sëmundjeje të rëndë.

FOTO GALERI
1/9

Top Channel