Ambeta Toromani heq dorë nga “Amici”, i përkushtohet teatrit

25/01/2018 11:17

Balerina shqiptare e cila karrierën e saj e ka ndërtuar në shtetin fqinj, Itali, Ambeta Toromani e ftuar në Top Show ka folur për eksperiencën e saj në një nga emisionet më të ndjekura, “Amici”.

Nga eksperienca e saj 10 vjeçare në këtë emision Ambeta rrëfen se është penalizuar shumë në karrierën e saj si balerinë, pasi në Itali të jesh pjesë e një reality show nuk shihet mirë, madje mund të paragjykohesh: “Me televizionin e kam mbyllur sepse pas “Amici” unë i jam rikthyer teatrit. Më pëlqen të jem e lirë për gjëra që kam besim se mund ti bëj. Ka shumë artistë të mirë dhe të afirmuar, ndaj dhe për të mbetur në nivelin e tyre më duhet të punoj shumë. Në Itali të punosh në television nuk është e njëjta gjë si në Shqipëri. Ka një lloj paragjykimi për ata që punojnë në TV. Sipas tyre nëse punon në një reality show do të thotë se nuk je balerinë profesioniste. “Amici” është një makinë gjigande dhe të punosh me ritmet e tyre është e vështirë. Nuk të lejon të marrësh frymë”.

Megjithatë balerina shqiptare, Ambeta Toromani rrëfen se pjesëmarrja në një reality show si “Amici” është më shumë për balerinët e rinj: “Nuk mbyll asnjë derë në karrierën timë. Unë tek “Amici” kam qenë që në moshën 22 vjeçe, ndërkohë që sot jam 39. Balerinët që hynë sot atje janë të rinj. Pra baleti është pikërisht për ta”.

Top Channel