Vrasësi i Suelës; Prokurorisë iu deshën dy vjet për të kuptuar provat

24/01/2018 19:56

Dy burra, njëri pronar mobilerie dhe tjetri krahu më i besuar i tij akuzohen si vrasësit e Suela Sulës, por Prokuroria është ende e paqartë se përse bashkëshorti i viktimës dhe një punonjës i tij bashkëpunuan për vrasjen e nënës së tre fëmijëve.

Bashkëshorti Sadedin Sula, i arrestuar e kundërshton akuzën që prej prillit 2016 kur ndodhi krimi. Shpresa e prokurorisë ka mbetur rrëfimi i punëtorit të mobilerisë, Fation Karmeshtna, i cili këmbëngul se nuk di asgjë, pavarësisht se ADN e mbetur në duart e viktimës tregon se është ai njeriu që e mbyti.

Të mërkurën gjykata vendosi si masë sigurie arrest me burg për Karmeshtnën. Por, gjatë dy viteve hetuesit ishin shumë larg të dyshuarit të dytë, Fation Karmeshtnës për të cilin familjarët e viktimës këmbëngulën gjatë.

Pavarësisht se edhe bashkëshorti i të ndjerës këmbëngul se po mbahet në burg pa prova dhe prova e ADN-së duket se fajëson punëtorin e tij, ajo që e vendos në pozitë të vështirë bashkëshortin është dëshmia e motrave të viktimës, që treguan në gjykatë se çifti grindej shpesh dhe së fundmi edhe për shkak të punonjësit Karmeshtna.

Gjithsesi, pavarësisht këtij qëndrimi, por edhe dy provave të rëndësishme të lëna nga vetë viktima, procesi vijoi për një kohë të gjatë me vetëm një të akuzuar.

Grupi i hetimit kishte në dorë një provë të fortë, qe ishte telefoni i viktimës e cila kishte regjistruar një bisedë mes Fation Karmeshtnës dhe bashkëshortit Sadedin Sula, i cili shfaq dyshime për të shoqen.

Pavarësisht kësaj prove, ekspertimi i bisedës së dyshimtë u krye me urdhër të gjykatës, ashtu si edhe krahasimi i ADN-së së disa shenjave të mbetura në duart e Suelës, e cila në çastet e fundit të jetës është përleshur me agresorin.

Megjithë dyshimet se Sadedin Sula e kishte aktivizuar Fatjon Karmeshtën për ta përgjuar të shoqen nëse po e tradhëtonte apo jo, kjo gjë nuk mbështet ende në prova, vetëm nëse vetë ekzekutori i dyshuar vendos të flasë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA