Të paktën 27 persona kanë humbur jetën në dy sulme me autobomba në afërsi të një xhamie në qytetin libian të Bengazit.

Raportet flasin edhe për 20 deri në 30 të plagosur në shpërthimet që ndodhën brenda pak minutash nga njëri tjetri. Mjeti i parë u hodh në erë para xhamisë në lagjen Al Sleimani, ndërsa besimtarët po dilnin prej saj pas faljes së mbrëmjes.

Një makinë e dytë shpërtheu menjëherë më pas në anën tjetër të rrugës. Mes viktimave ka personel ushtarak por edhe civilë. Numri i viktimave mund të rritet tha ndërkohë një zëdhënës i spitalit rajonal.

Nuk është e qartë ndërkohë se kush qëndron pas sulmit dhe sipas korrespondentëve, shumë shpërthime të këtij lloji kalojnë pa u marrë përsipër nga askush në Libi. Vendi është zhytur në trazira që nga viti 2011, kur u rrëzua ish lideri Muammar Gaddafi.

Dy grupet rivale në parlament dhe milicitë e ndryshme, që atëherë, janë në përplasje të vazhdueshme për dominim dhe kjo ka bërë që grupi shteti islamik të fitojë terren në Libi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA