Skandalet seksuale, Justin Timberlake shënjestrohet nga vajza e Woody Allen

24/01/2018 17:19

Skandali i abuzimeve seksuale në Hollywood vijon.

Këtë herë në shënjestër është vënë këngëtari i famshëm dhe shumë i dashur, sidomos për vajzat, Justin Timberlake.

Ka qenë vajza e adoptuar e Woody Allen, Dylan Farrow e cila ka deklaruar se këngëtari nuk duhet të kishte punuar me regjizorin në filmin e vitit 2017, “Wonder Wheel”.

Edhe pse Justin është solidarizuar me fushatën #MeeToo kjo nuk ka mjaftuar për vajzën e regjizorit e cila e ka quajtur thjesht shtirje.

Dylan Farrow e ka akuzuar babain e saj se ka abuzuar me të në moshën 7-vjeçare.

Top Channel