Silva Gunbardhi: Pse zihem me Dafin

24/01/2018 21:40

Silva Gunbardhi ka rrëfyer në “Top Show Magazine” dy arsyet pse zihet me bashkëshortin e saj, Dafin.

“Unë me Dafin zihem si çdo çift tjetër. Kush thotë që nuk zihemi, jemi çift perfekt, gënjen”, tha Silva.

“E para, zihem për shpejtësinë. Imagjino, të bësh video me 220 km/h, me një dorë telefonin e me një dorë timonin. Është e frikshme dhe kam merak”, tregon këngëtarja.

“E dyta: kur i them “dëgjo Silvën, o vëlla”. Unë e kam nga dialekti këtë, por ai e ka shumë bezdi. Nuk do që t’i them vëlla”, shtoi Silva, e cila nënvizoi se nuk është xheloze.

“Unë nuk jam shumë e jetës së natës, ndërsa ai del me shokët. Edhe po të jetë me ndonjë vajzë, çfarë të bëj unë, të vras veten?”

Top Channel