Ish-kryeministri dhe lideri i Forza Italia-s, Silvio Berluskoni, vizitoi Brukselin me sytë nga një rikthim i mundshëm politik pas zgjedhjeve të përgjithshme të marsit në Itali.
Aktualisht atij i është ndaluar mbajtja e posteve publike, por është pikërisht partia e tij që sipas sondazheve duket se do të fitojë dhe ai u ndal në Bruksel, siç tha vetë, për të marrë informacione mbi Brexit-in.
“Barnier më garantoi për faktin që evropianët dhe 600 mijë italianë që jetojnë në Angli do të gëzojnë të njëjtat të drejta që kanë tani, edhe kur Britania e Madhe të dalë nga BE dhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha Berluskoni.
Emigracioni është një nga çështjet më të rëndësishme të fushatës që i paraprin zgjedhjeve të marsit, Italia ka qenë në qendër të trajektores mesdhetare drejt Evropës dhe kërkon të rriten kontrollet në kufi.
“Numri i rojave kufitare mund të rritet në mënyrë që të krijohen edhe pika kontrolli në itali me roja që vijnë edhe nga vendet e tjera evropiane”, tha Berluskoni.
Shtatë vite mungesë në bruksel janë të gjatë, por duket se rehabilitimi i tij tani është i plotë pas një serie takimesh në të cilët ka marrë mbështetjen e të gjithë emrave të mëdhenj të partisë popullore evropiane. Vetë zhan klod junker e ka cilësuar takimin me të, të shkëlqyer, dhe duket se shumëkush në evropë e shikon Berluskonin si njeriun që mund ta shpëtojë italinë nga populizmi, në mars.
Top Channel