Sfida kineze e radhës, ndërtohet hekurudha për 9 orë (VIDEO)
22/01/2018 13:24
Punëtorët kinezë kanë treguar dhe një herë aftësinë e tyre të pabesueshme. Rreth 1500 punonjës kanë harxhuar vetëm 9 orë për të ndërtuar një hekurudhë dhe një stacion të ri hekurudhor në provincën Fujian në jug të Kinës.
Shtatë trena dhe 23 gërmuese u përdorën për të asistuar projektin masiv, sipas një mbikqyrësi të punimeve. Një video nga ajri tregon se si punëtorët lidhin tre hekurudhat kryesore, Ganglong, Ganruilong, dhe Zhanglong, me të renë Nanlong.
Ata instaluan gjithashtu edhe sinjalet e trafikut dhe një sërë monitoruesish trafiku. Punimet nisën në 19 janar dhe përfunduar në orët e vona të 20 janarit.
Top Channel