Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ka vënë në pranga 4 punonjës të policisë kufitare, për korrupsion dhe kontrabandë.
Sulejman Xheleshi, Përgjegjës i PKK Trebisht, Shehat Kazani, me detyrë trup shërbimi në PPK Bllatë, Sulejman Islami, me detyrë trup shërbimi në PPK Bllatë dhe Vinar Seitaj, trup shërbimi në Kom e Policisë Burrel, më herët trup shërbimi në PKK Trebisht.
Hetimi nga strukturat e SHÇBA, nisur mbi bazën e informacioneve të siguruara, zgjatën rreth 3 muaj dhe u ndoqën me metoda speciale.
4 punonjësit e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë favorizuar disa biznese dhe shtetas për të shmangur detyrimet doganore, në këmbim të shumave që shkonin deri në 100 mijë lekë.
Top Channel