Letra e dhimbshme e të dashurit të Dolores O’Riordan

19/01/2018 11:26

Disa ditë pas vdekjes së këngëtares Dolores O’Riordan , i dashuri i saj, Olé Koretsky, ka ndarë dhimbjen për humbjen e saj me fansat e grupit dhe këngëtares në faqen zyrtare të grupit D.A.R.K.

Olé Koretsky ka publikuar një foto me Dolores O’Riordan, krah së cilës shkruan: “Zemra ime është thyer dhe nuk mund të riparohet, nuk do të ketë më vend për mua. Shoqja, partnerja dhe dashuria e jetës sime janë zhdukur, zemra ime është e thyer dhe nuk mund të riparohet përsëri. Dolores është e bukur, arti i saj është bukur”- ka përfunduar ai.

Olé Koretsky dhe Dolores O’Riordan kishin themeluar grupin në vitin 2009.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA