Selena rregullon marrëdhënien me mamanë e saj

15/01/2018 10:40

Vetëm pak ditë pas ribashkimit të saj me Justin Bieber, për Selena Gomez nisën problemet familjare, pasi sipas mediave prindërit e saj nuk ishin dakord për këtë lidhje,

Një gjë e tillë u vërtetua edhe pasi Selena dhe mamaja e saj, Mandy Teefey, nuk ndiqnin më njëra tjetrën në rrjetin social Instagram. Por pavarësisht kësaj këngëtarja nuk hoqi dorë nga dashuria e saj për Justin, pasi edhe festat e fundvitit i kaloi me të.

Por për të hedhur poshtë zërat për konfliktet midis tyre, për herë të parë ka reaguar mamaja e këngëtares, e cila në një intervistë dhënë për mediat ka theksuar se Selena është e lirë të bëjë zgjedhjet e saj.

Mamaja e këngëtares vuri theksin tek fakti se vajza e saj është mjaftueshëm e rritur për të përcaktuar se çfarë është e mirë për të ose jo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA