Olivia Nova, e njohur në industrinë e filmave me pullë të kuqe u gjet e pajetë në apartamentin e saj në Los Anxheles më 7 janar.
Ajo sapo kishte festuar 20-vjetorin e lindjes dhe në një video të postuar në rrjetet sociale fliste për ëndrrat që kishte, që mbeten thjesht ëndrra.
Për ndarjen e saj nga jeta ka reaguar së fundmi miku i saj më i mirë Jimmie Romero. Ai tha se 20-vjeçarja kishte kërkuar ndihmë nga miqtë e saj për të “kthyer pas” jetën e saj.
“Ajo më tha se donte të ndryshonte mënyrën e saj të jetesës. Ajo më tha se donte të ndryshonte jetën e saj”, u shpreh miku i Jimmie Romero.
Megjithatë Olivia Nova nuk mundi ta bënte këtë ndryshim në jetën e saj pas më 7 janar u gjet e pajetë në rrethana ende të paqarta.
Top Channel