Që prej fundjavës Teatri Kombëtar, do të çelë sezonin me dramën shqipe, “Vdiq mbreti, rroftë mbreti”, me autor Ferdinand Hysin, e nën regjinë e Elma Dorezit.

Një shef i vjetër i le vendin një të riu dhe këtu fillon lufta e brendshme mes të vjetrës dhe të resë, duke nxjerrë në pah korrupsionin, imoralitetin e burokracinë e institucioneve tona.
Regjisorja ka dashur ti mëshojë më shumë emocioneve njerëzore, por nëse do të ketë sukses apo jo në publik mbetet për tu testuar.

“Përveç tematikës kryesore që është ndërrimi i sistemit, pushteteve dhe qëllimet e tyre përkatëse jam munduar të nxjerrë më shumë në pah dhe ato anët e fshehta të njeriut”, tha Elma Dorezi, regjisore.

Me një kastë aktorësh, si Bujar Asqeriu, Sokol Angjeli, Rajmonda Bulku, Gladiola Harizaj, Klod Hoxha, Klea Huta e Devis Muka, shfaqja merr zhvillim në skenë. Zhvillim, i cili herë pas here nuk ka kapur ritmin e duhur, por premiera është vendimtare.

“Ne jemi akoma në krijimtari, aktorët kanë rreth një javë që japin shfaqje çdo natë, paradite dhe pasdite, detyrimisht ka lodhje, stres, emocione. Në përpunim jemi”, thotë Elma.

“Vdiq Mbreti, Rroftë Mbreti” është përzgjedhur nga “Netët e leximit të dramës shqipe”, duke i sjellë publikut një dramë shqip.

Megjithëse këto të fundit janë komentuar me dyshim nëse janë në lartësinë e duhur për të qenë në skenën e këtij teatri apo jo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA