Thiago Silva ‘ngre zërin’ ndaj Cavanit e Pastores

11/01/2018 17:23

Tenstionet janë gjithnjë të dukshme brenda dhomave të zhveshjes së PSG dhe këtë fakt e ka konfirmuar Thiago Silva, që nuk e ka pranuar sjelljen e Pastores dhe Cavanit, që u bashkuan me vonesë pas pushimeve dimërore.

Pastore u rikthye 4 ditë më vonesë, ndërkohë që Cavani 2 ditë me vonese dhe sipas kapitenit Silva kjo situatë ka rritur tensionin brenda dhomave të zhveshjes. “Pastore ka kërkuar që të largohet dhe besoj se ka gjetur një marrëveshje, ndërsa për Cavanin situata është ndryshe, por të dy kanë bërë një gjë që nuk i bën aspak mirë grupit, në një moment të rëndësishëm për ne. Përpara se të bësh të tilla gjëra duhet të mendohesh mirë”, deklaroi Thiago Silva.

Një mesazh i qartë nga ana e kapitenit të PSG, që duket se është më i afërt me brazilianin tjetër Neymar, që gjatë këtyre muajve nuk e ka gëlltitur dot faktin se ai nuk është ylli i vetëm në këtë skuadër, pavarësisht premtimeve që ju bënë në verë kur ai firmosi për 30 milionë euro në sezon. Cavani dhe Pastore kanë qenë jashtë skuadre në ndeshjen e fundit, por kapiteni shpreson të jenë për takimin me Nantes, të dielën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA