Prodhuesit shqiptarë, kosovarë dhe maqedonas kundërshtuan deklaratën e Ministrit të Diasporës Pandeli Majko se ka biznese që pengojnë hapjen e kufirit tregtar mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“Asnjë pengesë nuk ekziston, asnjë vullnet, asnjë dëshirë. Nëse ka raste individuale, jemi të hapur për ti pranuar dhe të bisedojmë më tutje”, tha Astrit Shabani, klubi i podhuesve të Kosovës.

Prodhuesit shkojnë më tej, i kërkojnë dy qeverive që të bëjnë hapa konkrete me bashkimin e dy ekonomive. Pasi vetëm kështu mund të përballohet krijimi i një tregu të përbashkët ballkanik, një nismë kjo e procesit të Berlinit për krijimin e një zone tregtare pa dogana.

“Kjo ekonomi prej 5 milion banorësh të jetë e aftë të përballojë ekonomitë e Ballkanit nëse kjo ekonomi do të hapet”, tha Bardhyl Balteza, shoqata e prodhuesve shqiptarë.

Një treg i hapur kërkon dhe kushte të barabarta. “Qeveritë e Ballkanit të gjitha subvencionojnë, nuk ka sesi një ekonomi që paguan 5 cent energjinë të konkurrojnë me një që e paguan 10 cent, ose kjo do bjerë në kurriz të punëtorëve, do të ulen rrogat pasi kostot ato janë”, vijon Balteza.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA